- Naslovna
- Obavještenja
- Po kërkoni një buzëqeshje pa kompromise?
Po kërkoni një buzëqeshje pa kompromise?
Sadržaj teksta
- 1. Ekspert i kirurgjisë orale, implantologjisë dhe protetikës që zgjidh edhe rastet më sfiduese
- 2. Rehabilitim kompleks All-on-4: Zgjidhje edhe për rastet me atrofi ekstreme kockore
- 3. Pse pacientët zgjedhin Dr. Genc Zenunajn?
- 4. Të gjitha shërbimet stomatologjike në një vend në Istog
- 5. Mos prisni që një problem i vogël me dhëmbët të kthehet në një ndërhyrje të kushtueshme!
- 6. Rezervoni kontrollin tuaj në Klinikën “Dr. Genci”
Dr. MDSc. Genc Zenunaj zbulon se si të arrini dhëmbë të përsosur përmes përvojës dhe protokolleve bashkëkohore
Buzëqeshja është gjëja e parë që njerëzit vërejnë tek ju, por edhe treguesi kryesor i vetëbesimit tuaj. Megjithatë, rruga drejt dhëmbëve të shëndetshëm dhe të bukur shpesh shoqërohet nga hezitimi, frika nga procedurat e pakëndshme dhe kërkimi i një eksperti në duart e të cilit mund t’ia besoni shëndetin tuaj pa shqetësim.

Në mesin e shumë opsioneve stomatologjike, sfida e vërtetë është të gjeni një vend ku precizioni i lartë mjekësor takohet me vëmendjen e kujdesshme dhe mirëkuptimin ndaj pacientit. Përmes këtij standardi të lartë shquhet Klinika Dentare “Dr. Genci” në Istog, Kosovë — vendi ku procedurat komplekse kryhen me kujdes maksimal, ndërsa dëshirat e pacientëve marrin formën e tyre të përsosur dhe natyrore.
Ekspert i kirurgjisë orale, implantologjisë dhe protetikës që zgjidh edhe rastet më sfiduese
Kur bëhet fjalë për vendosjen e implantit, transformimin estetik të buzëqeshjes dhe rindërtimet komplekse të nofullës, çelësi i suksesit qëndron në përvojën dhe ekspertizën e doktorit.
Pas çdo trajtimi të suksesshëm në klinikë qëndron Dr. MDSc. Genc Zenunaj, kirurg oral dhe titull nga qendrat akademike më njohura në Evropë: Master në fushën e protetikës (MDSc) të fituar në Vjenë, EAO Master Diplomë në Implantologji në Gjenevë, Implant Specialist Recognition nga TRIadontics Academy në Amsterdam dhe hulumtues në studimet e doktoraturës në Universitetin e njohur të Leidenit në Holandë, si dhe anëtar i asociacionit prestigjioz ndërkombëtar Zygomax.

Përvoja e tij e gjatë praktike, e kombinuar me pjesëmarrjen e rregullt në kongreset dhe akademitë kryesore ndërkombëtare të implantologjisë në mbarë Evropën, ju sjell shërbimin me standardet më të larta botërore të stomatologjisë direkt në Istog.
Rehabilitim kompleks All-on-4: Zgjidhje edhe për rastet me atrofi ekstreme kockore
Një dëshmi e përsosmërisë mjekësore të Dr. Genc Zenunajt është realizimi i suksesshëm i rehabilitimeve komplekse All-on-4.
Në rastet ku pacientët përballen me atrofi ekstreme kockore, të dyja nofullat rehabilitohen përmes vendosjes së nga katër implanteve strategjike. Restaurimi përfundimtar realizohet me ura zirkoni mbi bare titani të fiksuara me vidë, duke garantuar qëndrueshmëri maksimale afatgjatë. Ky rezultat ndërthur rikthimin e plotë të funksionit të përtypjes me një buzëqeshje krejtësisht natyrale.
Pse pacientët zgjedhin Dr. Genc Zenunajn?
- Intervenime të kujdesshme dhe komode: Përmes aplikimit të protokolleve moderne të anestezisë dhe qasjes së butë, çdo e pakëndshme gjatë punës minimizohet plotësisht.
- Implantologji dhe protetikë e nivelit superior: Zgjidhje avancuese për rastet me humbje të theksuar të dhëmbëve apo strukturës kockore, të realizuara sipas metodologjisë rigoroze vieneze dhe holandeze.
- Estetikë natyrale e buzëqeshjes: Çdo kurorë, fasetë (vinir) apo urë zirkoni punohet në mënyrë që të përshtatet në mënyrë të përsosur me profilin tuaj anatomik.
- Rutinë e sigurt dhe shërim më i shpejtë: Përvoja e pasur e Dr. Gencit shkurton kohën e qëndrimit në karrige dhe mundëson një rikuperim më të lehtë e pa dhimbje.
Të gjitha shërbimet stomatologjike në një vend në Istog
Në klinikën “Dr. Genci” I gjeni të gjitha sherbimet stomatologjike me protokolle strikte bashkëkohore. Në një vend ju pret kujdesi i plotë stomatologjik:

- Kirurgji orale & Rehabilitim All-on-4 / All-on-6: Procedura komplekse kirurgjikale dhe vendosje e implanteve strategjike.
- Impantet Pterygoide: Zgjidhje me restaurim fiks edhe immediat, edhe në rastet me atrofi më ekstreme
- Dhëmb Immediatë: Pavarësisht gjendjes dhe dëmtimit të dhëmbëve, në Klinikën Dentare – Dr. Genci, pacientët marrin dhëmbet fiks mbi implante brenda 24 ose 48 ore.
- Protetikë e avancuar: Ura zirkoni mbi bare titani me vidosje, kurora zirkoni me staining të individualizuar.
- Stomatologji estetike & Faseta Emax: Zbardhje profesionale e dhëmbëve dhe korrigjim i formës e shkëlqimit natyral dhe buzëqeshje Hollywood Smile
- Stomatologji parandaluese dhe higjienë: Kujdes i vazhdueshëm për ruajtjen e dhëmbëve natyralë dhe shëndetit të mishrave, përdorimi I teknologjisë EMS-GBT – teknika më e dëshmuar për ruajtjen e shëndetit oral.
Mos prisni që një problem i vogël me dhëmbët të kthehet në një ndërhyrje të kushtueshme!
Shëndeti i dhëmbëve ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe në vetëbesimin me të cilin ecni në jetë. Besojini ekipit që ndërthur përvojën e pasur praktike, protokollet e asociacioneve kryesore globale si Zygomax dhe standardet më të larta evropiane.
Rezervoni kontrollin tuaj në Klinikën “Dr. Genci”

Merrni kontrollin e buzëqeshjes suaj që sot! Rezervoni kontrollin tuaj të parë të detajuar dhe konsultimin me Dr. Genc Zenunajn për të mësuar zgjidhjen më të mirë për nofullën dhe buzëqeshjen tuaj.
📍 Adresa: Klinika Stomatologjike “Dr. Genci”, Istog, Kosovë
📞 Telefoni për rezervime: +38348639530
👉 Siguroni terminin tuaj në kohë dhe bëni hapin e parë drejt një buzëqeshjeje të shëndetshme, të fortë dhe plotësisht natyrale!




You must be logged in to post a comment.