Një përvojë e jashtëzakonshme në Podgoricë me ekspertin e nivelit botëror Dr. Miljan Mićunović
“Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme këtu në Podgoricë, në Mićunović Medical, pranë një prej ekspertëve më të mirë në botë në implantologjinë komplekse, Dr. Miljan Mićunović.” — kështu e përshkruan qëndrimin e tij në Mal të Zi Dr. MDSc. Genc Zenunaj nga Kosova, i cili prej vitesh merret me trajtimin e rasteve komplekse dhe edukimin profesional në implantologji orale.
Në këtë intervistë për stomatologija.me, Dr. Zenunaj flet për nivelin e stomatologjisë në Kosovë, eksperiencën e tij në Podgoricë dhe bashkëpunimin me ekspertin e njohur ndërkombëtar Dr. Miljan Mićunović.
Si e vlerësoni nivelin e stomatologjisë në Istog dhe në Kosovë?
Stomatologjia në Istog dhe në Kosovë ka avancuar shumë gjatë viteve të fundit dhe sot kemi shumë profesionistë të përgatitur mirë që punojnë sipas protokolleve moderne dhe standardeve bashkëkohore në stomatologji dhe veçmas në implantologji. Gjithnjë e më shumë klinika po investojnë në teknologji moderne, planifikim digjital dhe trajtime bashkëkohore, gjë që ka ndikuar dukshëm në ngritjen e cilësisë së trajtimeve stomatologjike në Kosovë.
Ju keni ndjekur edukime në universitete dhe akademi prestigjioze europiane. Na tregoni më shumë për këtë rrugëtim.
Pas diplomimit në Universitetin e Prishtinës, vazhdova edukimin në Vjenë, ku përfundova Masterin në Okluzion dhe Masterin e Shkencave në Protetikë. Studimet në Austri ishin një eksperiencë shumë e rëndësishme profesionale dhe akademike, sidomos duke ditur traditën shumë të gjatë të universitetit mjekësor në Vjenë. Më pas vazhdova dy programe të avancuara në implantologji orale në TRIAdontics Academy në Holandë dhe në European Association for Osseointegration (EAO), ku pata mundësinë të mësoj nga disa prej ekspertëve më të njohur botërorë në implantologji. Aktualisht jam në studimet e doktoraturës në Leiden University Medical Center, ku fokusi i kërkimit tim shkencor është trajtimi i atrofive të rënda të maksilës me implante pterygoide dhe zygomatike.

Me çfarë merreni kryesisht në praktikën tuaj profesionale?
Unë merrem kryesisht me protetikë dhe implantologjinë e avancuar, ndërsa krahas praktikës klinike organizojmë dhe mbajmë edhe trajnime profesionale në Kosovë në fushën e implantologjisë moderne dhe rehabilitimeve komplekse.
Fokusi ynë është trajtimi i rasteve me atrofi të rëndë dhe rehabilitimet moderne funksionale dhe estetike për pacientët.
Dr. Zenunaj, si e vlerësoni eksperiencën tuaj në Podgoricë?
Që nga dita e parë kam mbetur shumë i impresionuar nga niveli i organizimit, profesionalizmit dhe ekspertizës që ekziston në Mićunović Medical në Podgoricë. Këtu trajtohen raste jashtëzakonisht komplekse me një siguri dhe precizitet shumë të lartë. Për mua ishte privilegj i veçantë të mësoj dhe të punoj pranë Dr. Miljan Mićunović, i cili sipas mendimit tim është një ndër ekspertët më të mirë në botë në implantologjinë komplekse dhe kirurgjinë e avancuar orale.
Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje në Mićunović Medical?
Niveli i ekspertizës kirurgjikale është vërtet impresionues. Në Podgoricë organizohen pothuajse çdo ditë operacione ku trajtohen rastet më të komplikuara në implantologji Ajo që më ka lënë më shumë përshtypje është qasja shumë precize dhe e parashikueshme në trajtimin e atrofive të rënda. Këtu gjithçka planifikohet në mënyrë shumë të detajuar dhe çdo hap realizohet me standarde shumë të larta profesionale.
Si do ta përshkruanit Dr. Miljan Mićunović si profesionist dhe mentor?
Dr. Miljan Mićunović është një profesionist i jashtëzakonshëm dhe një ekspert i nivelit botëror. Përveç aftësive kirurgjikale, ai ka një dëshirë të madhe për ta ndarë dijen dhe eksperiencën me kolegët. Është shumë inspiruese të shohësh mënyrën se si ai zgjidh raste që konsiderohen shumë të vështira ose pothuajse të pamundura. Për mua personalisht, kjo eksperiencë në Podgoricë ka qenë shumë e vlefshme si në aspektin profesional ashtu edhe akademik.
Çfarë rastesh keni realizuar gjatë qëndrimit tuaj në Podgoricë?
Gjatë këtyre ditëve kemi punuar në disa raste shumë komplekse të atrofive të rënda, ku janë përdorur teknika të avancuara të implantologjisë moderne si implantet pterygoide, zygomatike dhe transnazale.
Falë eksperiencës së Dr. Miljan Mićunović dhe planifikimit preciz kirurgjikal, rezultatet ishin shumë të sigurta dhe të parashikueshme. Ishte një eksperiencë unike të shihja nga afër një nivel kaq të lartë të kirurgjisë implantologjike.
A planifikoni bashkëpunime të ardhshme me dr. Mićunović?

Po, kemi diskutuar për organizimin e trajnimeve dhe edukimeve profesionale në Kosovë në bashkëpunim me Zygomax. Besoj se kjo do të jetë një mundësi shumë e rëndësishme për kolegët që dëshirojnë të avancojnë njohuritë e tyre në implantologjinë komplekse dhe kirurgjinë moderne orale.
Çfarë mendimi keni për Zygomax dhe rolin e saj në implantologjinë moderne?
Sipas mendimit tim, Zygomax sot përfaqëson një nga organizatat dhe platformat edukative me nivelin më të lartë botëror në fushën e implantologjisë komplekse.
Ajo që e bën Zygomax të veçantë është kombinimi i ekspertizës kirurgjikale, inovacionit dhe edukimit praktik në trajtimin e rasteve më të vështira, veçanërisht te atrofitë e rënda të maksilës. Përmes punës së Dr. Miljan Mićunović dhe ekipit të tij, Podgorica është bërë një qendër shumë e rëndësishme për edukimin modern në implantologjinë komplekse.
Për mua personalisht është privilegj të jem pjesë e këtyre edukimeve dhe bashkëpunimeve profesionale, sepse këtu kemi mundësinë të mësojmë protokollet më moderne dhe të shohim nga afër kirurgji të nivelit më të lartë ndërkombëtar.
Çfarë mesazhi keni për stomatologët e rinj?
Mendoj se edukimi i vazhdueshëm është çelësi i suksesit. Duhet gjithmonë të kërkojmë të mësojmë nga ekspertët më të mirë dhe të ndjekim zhvillimet më moderne në stomatologji. Përvoja ime këtu në Podgoricë më ka bindur edhe më shumë se puna, përkushtimi dhe edukimi serioz mund ta çojnë implantologjinë në një nivel shumë të lartë.
Dr. Genci – Dental Clinic (Fehmi Agani 135, Istog, 31000 Kosovo). Telefon kontakti: +38348639530




You must be logged in to post a comment.